Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar për ngushëllime familjen e të ndjerit, Fatlum Haradinit, i cili vdiq tragjikisht nga shembja e dheut në vendin e punës, në lagjen Veternik në Prishtinë.
“Ai u shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij, për humbjen e më të dashurit të tyre”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Fatlum Haradini vdiq tragjikisht të shtunën e kaluar (5 prill) teksa po punonte në një vendpunishte në Veternik.