Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot Komunën e Dragashit, e cila u prek dje nga vërshimet e ujit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.
Me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në takimin e zhvilluar me kryetarin e Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, Kurti i falënderoi institucionet lokale për angazhimin e tyre dhe ofroi ndihmën e tij dhe të institucioneve qendrore në tejkalimin e rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, për të cilat do të ketë vlerësim adekuat nga komisioni përkatës.
“Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, u shpreh ai.
Xheladini e njoftoi kryeministrin mbi situatën në teren dhe dëmtimet e evidentuara në infrastrukturë, për të cilat tha se ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe falënderoi atë për vizitën dhe ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt.
Nga aty, bashkë, u nisën për të vizituar zonat e prekura nga vërshimet e djeshme të shkaktuara nga reshjet e shiut.