Kurti viziton fshatrat e Gjilanit

Kurti viziton fshatrat e Gjilanit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka qëndruar sot sërish në Gjilan.

Saktësisht, Kurti ka ndaluar në fshatin Miresh, ku edhe po punohen toka të shumta.

Kurti vizitoi një prej bujqve, i cili sivjet ka mbjellur 10 hektarët me grurë, e 10 të tjera me misër.

“Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër.”, ka shkruajtur Kurti.

Po ashtu, kryeministri ka thënë se në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar.

Njoftimi:

Related Articles