Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të diele ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës, raporton Gazeta ‘Enigma”.
Kurti përmes publikimit të disa fotografive në një postimi në Instagram iu bëri thirrje qytetarëve ta vizitojnë këtë vend, sidomos me fëmijë.
Kurti gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij.
“Rashinca e Shtimes e ka vendosur vendin tonë në hartën ndërkombëtare të astronomisë me Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar të Kosovës. I pajisur me teleskopin më të madh solar në Evropën Lindore të kompanisë SkywatcherUSA, ai është hapësirë e frymëzim për shkencëtarët e rinj dhe vrojtuesit e apasionuar të universit të pafund. Për një përvojë të veçantë e të paharruar ju ftoj ta vizitoni të gjithë, sidomos bashkë me fëmijët tuaj. Ky projekt është mbështetur nga Komuna e Shtimes, Ministria jonë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe donatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një vlerë totale prej 310 mijë euro dhe është i pari dhe i vetmi në vend”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Enigma/