Kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka vizituar Telekomin e Kosovës.
Gjatë vizitës në Telekomin e Kosovës është pyetur në lidhje me faturat e larta të energjisë elektrike.
Lidhur me këtë Kurti tha se atij ende nuk i ka ardhur fatyra e rrymës për muajin dhjetor, prandaj nuk e di nëse ka rritje të çmimit të energjisë elektrike.
“Fatura e energjisë elektrike për muajin dhjetor nuk më ka ardhur ende”, tha shkurt Kurti.
Pos Kurtit për faturat e energjisë elektrike është pyetur edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Derisa Rizvanolli ishte duke dhënë përgjigje ka ndërhyrë shefi i saj I cili tha se këtu jemi në Telekom dhe jo në KEK.