Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryediplomatin gjerman, Heiko Maas, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një njoftimi në rrjetin sociale “Twitter”, Kurti ka njoftuar pë bisedën produktive me theks të veçantë në anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
“Një bisedë produktive me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me theks në perspektivën evropiane të Kosovës dhe lidhjet tona të forta. Gjermania është një anëtar kyç i BE-së dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një Ballkan Perëndimor demokratik të angazhuar për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO”, ka shkruar Kurti.
/Gazeta Enigma/.