Juristja, Flutura Kusari ka njoftuar lidhur me mbarëvajtjen e procesit të përzgjedhjes së bordit të RTK-së, shkruan Gazeta Enigma.
Ajo e quajti tërë procesin të komprometuar dhe jo transparent.
“Mbrëmë e kemi monitoru procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të RTK-së deri në ora 1.30 pas mesnatës. Ky proces është proces i komprometuar, i cili proces nuk plotëson standardet minimale përmes të cilit duhet të rekomandohen emrat e anëtarëve të Bordit të RTK-së”, shtoi ajo.
Sipas saj Komisioni Ad Hoc nuk duhet të procedojë emrat për votim në seancë plenare.
“Mungesa e standardeve themelore të transparencës, barazisë dhe rregullsisë procedurale janë arsyet krysore të kompromentimit të këtij procesi”.
