Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nijazi Isaku e Besim Muzaqi, kanë kërkuar shkarkimin e Bordit të Komisionit të Pavarur për Media, pasi, sipas tyre “KPM-ja rrezikoi sigurinë nacionale me kanalet serbe”.
Juristja e medias, Flutura Kusari thotë se ajo çfarë ka bërë sot Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend me anëtarët e Komisionit të Pavarur për media, është njëjtë sikurse të ftohen gjyqtarët dhe t’u këtkohet llogari për vendimet e tyre.
Sipas saj, ky është një sulm brutal i pavarsisë së një institucioni që sipas Kushtetës është i pavarur.
“Ajo cfare ka bere sot Levizja Vetevendosje ne Kuvend me anetaret e Komisionit te Pavarur per Media eshte njejte sikur me i ftu gjyqtaret dhe me iu kerku llogari per vendimet e tyre.Eshte sulm brutal i pavaresise se nje institucioni qe sipas Kushtetutes eshte i pavarur. E tronditur me perkeqesimin kaq te shpejte te lirise se medias ne Kosove.Por por por, shqetesimi im kryesor ka te beje me sigurine fizike te anetareve te KPM-se. Gjuha e perdorur nga ana e deputetve javen e kaluar dhe sot (ndonese sot gjuhe me e zbutur) eshte nxitje e dhunes ndaj anetareve. Shpresoj qe te mos iu ndodhe asgje” ka shkruar Kusari .