Kusari ka shprehur mirënjohjen e saj pas dekorimit: Tash si asnjëherë më parë e nevojshme ruajtja e lirisë së mediave

Kusari ka shprehur mirënjohjen e saj pas dekorimit: Tash si asnjëherë më parë e nevojshme ruajtja e lirisë së mediave

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka shprehur mirënjohjen e saj pas dekorimit me Urdhrin e Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë.

“Jam dekoruar me Urdhërin e Meritave të Republikes Federale të Gjermanisë nga ana e presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. (The Order of Merit of the Federal Republic of Germany)”, ka shkruar Kusari në Facebook.

“Demokracitë në shumë vende në Europë janë duke u sfiduar dhe tash si asnjëherë më parë është e nevojshmë që të ruhet liria e mediave dhe të mbrohen gazetarët dhe profesionistët e mediave në Kosovë dhe Europë”.

“Çmimi është njohje e punës dhe motiv për të vazhduar aktivizmin. Jashtëzakonisht e nderuar dhe tejet falenderuese”.

Related Articles