Kusari: KPM-ja historikisht ka qenë institucion i kapur politikisht

Kusari: KPM-ja historikisht ka qenë institucion i kapur politikisht

Juristja e mediave, Flutura Kusari, e ka kundërshtuar, propozimin e Qeverisë së Kosovës që mediat online të aplikojnë për licencë në Komisionin e Pavarur të Mediave.

Kusari në “Debat Plus”, tha se KPM-ja historikisht ka qenë institucion i kapur politikisht.

“KPM historikisht ka qenë institucion i kapur politikisht. A ka nevojë për depolitizim? Plotësisht po, ka nevojë me punu me institucione, s’kemi nevojë për ndryshim kaq radikal të rregullimit të mediave”, tha ajo.

Tutje ajo tha se gjoba e paraparë prej 40 mijë eurove, është tejet e dëmshme sepse sipas saj me një dënim të tillë e mbyllë cdo media që mund të dënohet

“Me 40 mijë euro gjobë krejt mediat i mbyllë, merre portalin më të lexuar ose shikuar, me këto gjobë ia vnon drynin. Qajo mundësi mund të bëhët. Nuk duhet një organ administraitv të tregoj a ka shkelje apo nuk ka”, tha ajo.

Kusari e përmendi edhe Shqipërinë, ku sipas saj kishte tendencë të ngjashme nga pushteti atje që t’i kontrollojë mediat.

“Janë situata të rralla nuk kam qejf me i përmend shtetet të cilat e kanë sistemin e tillë, megjithatë te ne ka liri të mediave. Ai krahasim është nënçmim për shtetin tonë. Në Shqipëri kam shku me protestu para kuvendit na është dashtë tri vjet me ndalë, Rama nuk dorëzohet lehtë, nuk e ka gjetë mbështetjen në asnjë institucion”, tha ajo.

Gjatë ditës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) gjatë i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë dorë menjëherë prej ndryshimeve në projektligjin që parasheh rregullimin e mediave online.

I ashtuquajturi Projektligj për Komisionin e Pavarur të Mediave, është miratuar nga Qeveria më 27 dhjetor të vitit të kaluar, dhe është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Ky hap i ekzekutivit është konsideruar “përpjekje e re e Qeverisë aktuale që t’i sulmojë mediat”.

Related Articles