Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusali – Lila ka folur pas dështimit të 17’të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Tutje ajo ka deklaruar se ekziston një situatë paradoksale mbi kërkesat e partive për VV-në por edhe mbi interpretimin e tyre dhe përgjegjësitë që i kanë.
“Sot siç e patë, seanca është filluar me një kërkesë për konsultim që në një dakordim të plotë nëse ka mes grupeve parlamentare me u dakord që të takohemi më rrallë. Po shihet që nuk e ka atë rezultat, përderisa partitë e opozitës nuk e kanë asnjë reflektim për zhbllokim të Kuvendit. Nuk ka asgjë që mund të konsiderohet si shkelje përveç një përpjekje për t’u takuar më rrallë. PDK ka kushtet e tyre mbi propozimet tona.
Kujtojmë se, të enjten, presidentja e vendit ka takuar liderët partiakë në përpjekje për të gjetur në zgjidhje, takim ky që u tha se nuk ka pasur rezultate konkrete.