Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka komentuar mbi situatën aktuale në vend.
Ajo theksoi se Kosova, institucionet dhe krerët shtetërorë janë në rrugën e drejtë dhe sipas saj agjenda shtetërore nuk është cenuar asnjëherë.
“Është e rëndësishme që vendi, shteti dhe institucionet janë në rrugën e drejtë. Agjenda e përbashkët shtetërore nuk është cenuar. Si pozitë, kemi punuar me përkushtim për të përmbyllur këtë legjislaturë, pavarësisht sfidave dhe pengesave” ,tha Kusari-Lila pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.
Ajo shtoi gjithashtu se pavarësisht krizave dhe pengesave të ndryshme, Kosova ndodhet në një pozitë më të përparuar krahasuar me të kaluarën. /Gazeta Enigma