Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku është caktuar seanca e re e Kuvendit për të enjten e ardhshme.
Kështu ka thënë shefja e GP të VV-së Mimoza Kusari Lila e cila është pyetur edhe për procesi ne dialogut.
Sipas saj, Kosova ka një qasje konstruktive sa i përket dialogut, por ka akuzuar Serbinë se disa herë ka shkelur marrëveshje te dakorduara.
“Deklarimet e Vuciqit nuk janë të reja , ka shkelje të marrëveshjeve nga ana e tyre. Prandaj edhe në këtë fazë të procesit të dialogut, kjo është qasja e Kosovës që të nxirret më e mira në këtë proces….. Kosova synon njohjes e pesë vendeve të BE që nuk na kanë njohur dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, tha ajo mes tjerash.