Maunel Sarrazin, Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, është shprehur se Kosova mund të përballet me kërkesa për largim nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), por edhe me masa të tjera ndëshkuese.
Kjo do të ndodhte nëse nuk hiqet vendimi për ndalimin e importit të produkteve serbe.
E për këtë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar se kur do të largohet ky vendim ndaj Serbisë, njofton Gazeta Enigma.
“Kosova është në pritje të skenrëve të sigurisë që i skenojnë në detaje kamionët dhe maunët që hyjnë nga Serbia në pikat kufitare për shkak të problemeve të sigurisë dhe në pjesën veriore”.
“Kur kemi siguri të plotë që mund të parandalohet çfarëdo kontrabandimi ilegal, mund të hiqen masat e sigurisë që është çështje e sigurisë kombëtare”, ka thënë Kusari-Lila. /Gazeta Enigma