Ushtruesja e detyrës së kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Lista Serbe gjatë ditës së sotme në Kuvend ka qenë me mision nga PDK-ja.
Sipas saj, kjo me të vetmin qëllim që të ushtronin presion te deputetët joshumicë.
“Lista Serbe ka qenë me mision nga PDK-ja. Jo vetëm sot. Qëllimi ka qenë i qartë. Të bëhej presion te deputetët e grupit multietnik. Ata synonin që mos të ketë vota dhe të shtyhej votimi”, theksoi Kusari-Lila.