Kusari-Lila: Me Slavko Simiqin kam folur vetëm 15 minuta, s’kam pasë takim më të gjatë

Kusari-Lila: Me Slavko Simiqin kam folur vetëm 15 minuta, s’kam pasë takim më të gjatë

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në “Debat Plus”, ka thënë se me Slavko Simiqin ka folur 15 minuta.

“Aq, s’kam pasë takim më gjatë, me Slavkon është fjala”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari – Lila, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i njoftuar për bisedn e saj më kriminelin, Milan Radojçiq.

Kusari ka shtuar se këtë ia ka treguar më vonë.

“Jo s’ka qenë (i informuar Kurit)… se kjo nuk është diçka që është përgatitë, jo është diçka që jam përballë ose ballafaqua në moment në zyre kur ka qenë Slavko Simie. Dhe natyrisht ai çdo të dytën referencë e përmend Radojçiqin dhe e bënë këtë thirrje me të. Unë e kom ndi obligim që duhet me ia komuniku (para 4 muajve) kryeministrit dhe me ia tregu rrethana që ka ndodhë kjo bisedë”, ka thënë ajo.

Related Articles