Nga partia e kryeministrit Albin Kurti janë deklaruar pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës.
Shefja e Grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lilia, ka thënë se nuk e konsiderojnë që ka hapësirë e nevojë qoftë për dorëheqje apo për përmbyllje të mandatit të qeverisë apo të legjislaturës së 8 të Kuvendit.
Ajo ka thënë se opozita që nga fillim është duke kërkuar që të mbahen zgjedhjet pa pasur alternativa.
Ajo me këtë rast ka përmendur edhe dy format se si mundtë shkohet në zgjedhje të reja, por që sipas saj, ata nuk janë duke e ndjerë seriozitetin e opozitës që të shkojnë në zgjedhje.
“Nuk e konsiderojmë që ka hapësirë ose ka nevojë qoftë për dorëheqje apo për përmbyllje të mandatit të qeverisë apo të legjislaturës së 8 të Kuvendit. Në anën tjetër kemi opozitën që prej fillimit ka kërkuar zgjedhje të reja në mungesë të çfarë do alternative për reflektim. Megjithatë ekzistojnë dy forma siç dihet për zgjedhje, njëra është me mocion të mosbesimit për të cilin ata të cilët e dorëzoj duhet t’i kenë votat. Kjo nuk është hera e parë që AAK që i ka vetëm 8 deputet dhe opozita që është deklaruar që nuk jep nënshkrimet inicion mocion të mosbesimit. Ndërsa forma tjetër është shpërbërja e Kuvendit proces ky që vjen nga një dialog i brendshëm të cilin nuk po e shohim ose nuk po e ndjemë në aspektin e seriozitetit nga opozita”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila tutje ka thënë se partitë opozitare për të treguar se e kanë seriozisht duhet të jenë konsistente në deklarimet parlamentare, por sipas saj të tri këto parti janë me dekalrime të ndyrshme në raport me procesin zgjedhor.
Ajo tha se thirrjet e opozitës për zgjedhje janë më shumë për konsum publik.
“Një nismë të grupit parlamentar të AAK-së për mocion mosbesimi, një kërkesë të PDK-së për kryeministrin që të sjell nënshkrimet për shpërndarje të Kuvendit dhe një refuzim nga ‘Rruga e re’, me metoda të vjetra ose metoda të vjetra të LDK-së që ata të këkojnë dorëheqjen e kryeministrit, por jo nënshkrimet nuk do t’i japin për këtë çëshjte. Prandaj, derisa nuk ka konsensus prej bllokut opozitar, le që nuk kanë vota, por nuk e kanë as konsensusin, duket që kjo bëhet më shumë për konsum publik se sa për të arritur te një rezultat që mund të çojë tek zgjedhjet e reja paralamentare në Kosovë”, ka thënë Kusari-Lila.