Kusari-Lila: Nuk kemi frikë të shkojmë në zgjedhje, por duhet opozita të ketë unitet

Kusari-Lila: Nuk kemi frikë të shkojmë në zgjedhje, por duhet opozita të ketë unitet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se partitë opozitare të vendit duhen të jenë njëzëri për shpërndarjen e legjislaturës së tanishme të Kuvendit të Kosovës.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se LVV-ja nuk mundet ta bëjë shpërndarjen e parlamentit pa qenë opozita me një kërkesë të unifikuar.

“Në rast se partitë opozitare kanë unitet për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës ne i mbështesim, asnjëherë nuk kemi thënë se kemi frikë për të shkuar në zgjedhje, ne këtë nuk mund ta bëjmë vetëm një grup parlamentar”.

“Mendojmë se të gjitha kushtet i kemi përmbushur për një mandat të rregullt qeveritar. Nuk ka kuptim të mbështetet vetëm një grup opozitar në raport me kërkesën dhe përgjegjësinë që e kemi ndaj votuesve”, ka thënë Kusari-Lila. 

Related Articles