Ish-shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila, në një deklaratë për media tha se për tu zgjedhur presidenti i venit nga popull duhet të ketë së pari komunikim mes partive politike, raporton Gazeta “Enigma”.
“Për t’u votuar ndryshimet Kushtetuese duhet të ketë Kuvend të konstituuar. Duhet të ketë shumicë prej 80 deputetëve edhe ata të komuniteteve joshumicë. Prandaj, për të ardhur deri tek ajo pikë, duhet tregohet një pjekuri dhe një bashkëpunim politik i natyrës krejt tjetër, i cili thuajse është gati i pamundur”, tha ajo në “Rubikon”.
Tutje ajo tha se “ne po flasim për bazën e 61 votave e lërë më të flasim për 80 vota me konsensus të gjerë”.
