Shefja e Grupi Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se prioritet për Qeverinë Kurti në dialog është tema e të pagjeturve.
Kusari-Lila nuk pranoi të flas për agjendën e kryeministrit Albin Kurti i cili po qëndron në Bruksel për takim me presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Për agjendën e kryeministrit Albin Kurtit, është mirë të drejtohet në zyrën e kryeministrit”.
Ajo ka folur edhe zhurmën e krijuar në seancë në momentin kur po fliste deputeti Behgjet Pacolli, e cila tha se nuk kishte personale asgjë me të por thjesht për temat.
“Sa i përket deputetit Pacolli ai e mori fjalën në fund të një debati prej dy orësh, dhe diskutimi i tij filloi të rrëshqas në një temë tjetër dhe ndoshta mungesa e tij ka shkaktuar një pritshmëri tjetër në raport me një temë tjetër”.
Ndërsa, për mbledhjen e Kryesisë, Kusari ka treguar disa prej pikave që do të diskutohen në seancën e së enjte.
“Në ditën e enjte kemi përveç votimit të marrëveshjeve financiare është shqyrtimi i parë i projektligjit për shitjen e banesave, pastaj për Odat e arkitektëve, për masat e uljes së kostove të rrjetit të komunikimeve, shqyrtimi për Tregtinë dhe Produktet e naftës. Pastaj shqyrtimi i dytë i Ligjit për automjete”.