Kusari-Lila: S’kam kërkuar asnjëherë të vetme të bisedoj me Radojiçiqin

Kusari-Lila: S’kam kërkuar asnjëherë të vetme të bisedoj me Radojiçiqin

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila në “Debat Plus”, ka thënë se nuk ka kërkuar asnjëherë të bisedoj me Milan Radojiçiqin.

“S’kam kërkuar asnjëherë të vetme të bisedoj me Radoçiçin”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e sigluara nga gazeta Nacionale.

Sipas saj, këto përgjime duket se janë dalë nga përfaqësuesi i Listës Serbe, Slavko Simiqit, paautorizim.

“Po është zëri im, ai që dëgjohet në përgjimin e paautorizuar si duket të Slavko Simiq, në vitin e kaluar, kur ka ndodhur biseda në zyrën time në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kusari.

Sipas gazetës Nacionale, këto incizime janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Related Articles