Kusari-Lila: Zhbllokimi i Kuvendit do të ishte i lehtë nëse deputetët votojnë

Kusari-Lila: Zhbllokimi i Kuvendit do të ishte i lehtë nëse deputetët votojnë

Deputetja Mimoza Kusari-Lila është deklaruar para nisjes së seancës së 48-të për konstituimin e Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje ajo ka deklaruar se zhbllokimi i Kuvendit do të duhej të ishte e lehtë, nëse, sipas saj deputetët do ta kryenin obligimin e tyre kushtetues, votimin.

“Pjesa tjetër e procesit në Kuvendin e Kosovës do të duhej të ishte shumë më e lehtë për t’u zhbllokuar, nëse deputetët do të kryenin obligimin e tyre kushtetues, votimin”, tha ajo.

Ajo shton se nuk do të mjaftonin  vetëm votat e Nisma-s, pasi iu duhen 61 vota, e me votat e Nism-ës janë 60. /Gazeta Enigma/

Related Articles