Pas thirrjes së kreut të LVV-së, Albin Kurtit për hetime lidhur me raportimet për rezultatet e zgjedhjeve lokale në Mitrovicë të Jugut, ka reaguar juristja e mediave, Flutura Kusari, shkruan Gazeta Enigma.
Ajo kërë e ka quajtur si precedent të frikshëm, e që sipas saj do jetë i pasuksesshëm.
“Kryeministri Kurti i paska ftuar organet e drejtësisë që të hetojnë raportimet (exit polls por indirekt i ka përfshirë edhe mediat) për rezulatet e zgjedhjeve dhe paska vendosë që ka qenë ndërhyrje në procesin zgjedhor. Kjo është e pasaktë. Procesi zgjedhor ka qenë i përfunduar kur janë publiku exit polls. Unë i ftoj organet e ndjekjes me qëndru sa më larg, sa më larg, idesë së hetimit të raportimeve dhe kompanive që bëjnë exit polls. Poashtu, ma merr mendja që KPM-ja është duke i fërku duart dhe duke e shiku mundësinë me u përzi meqë Kurti ka bërë thirrje”, shtoi ajo.
“Edhe organet e ndjekjes edhe KPM-ja duhet të qëndrojnë larg kësaj teme dhe asnjë hetim nuk duhet të hapet”.
Tutje Kusari shtoi se “Exit pollat ia kanë huqë”, por siç thotë ajo ato duhet me pagu me kredibilitet “ashtu siç duhet me pagu me kredibilitet moderatorët e emisioneve që na kanë ofru informacione të pasakta, sidomos nëse i angazhojnë përsëri të njëjtat kompani”.
“Mendësia e Albin Kurtit, VV-së dhe e njerëzve rreth tij që me e përdorë ligjin penal me i ndëshku këdo që thotë diçka që atij nuk i pëlqen është e frikshme por sigurisht që do të jetë e pasuksesshme”. / Gazeta Enigma.