Kusari: Mosraportimi për takimin e Avokatit të Popullit me redaktorët e larguar nga ekrani, dëshmi e censurës në RTK

Kusari: Mosraportimi për takimin e Avokatit të Popullit me redaktorët e larguar nga ekrani, dëshmi e censurës në RTK

Juristja e njohur për lirinë e medias, Flutura Kusari, ka ngritur shqetësimin serioz për vazhdimin e censurës në RTK nga njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Reagimi i saj erdhi pas faktit që transmetuesi publik nuk raportoi për takimin e Avokatit të Popullit me gjashtë redaktorët e larguar nga ekrani i RTK-së.

Reagimi:

Cenzura në RTK vazhdon

Takimi sot i gjashtë redaktorëve të larguar nga ekrani televiziv me Avokatin e Popullit nuk është raportu nga RTK, ndonëse është konfirmu nisja e hetimeve ndaj RTK. Ky është lajm në interes të publikut prandaj edhe është raportu nga mediat tjera.

RTK ka standarde tjera të raportimit kur Avokati i Popullit ngre shqetësime për buxhet të RTK-së (shqetësime të ngritura me të drejtë), një gjë e tillë raportohet.

Kjo e konfirmon atë që u tha sot në takim, pra që ka cenzurë në RTK.

Sdq, lajmi është që Avokati i Popullit sot e ka taku grupin e gjashtë redaktorëve të përndjekur politikisht dhe ka premtu që do të hetohen ankesat e tyre.

Falenderuese ndaj Avokatit dhe kolegëve të tij për takimin sot.

Related Articles