Kusari në Kuvend pak ditë pas operacionit nga kanceri në gji, pritet me duartrokitje nga deputetët

Kusari në Kuvend pak ditë pas operacionit nga kanceri në gji, pritet me duartrokitje nga deputetët

Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është kthyer sot në Kuvend, pak ditë pasi është operuar nga kanceri në gji.

Asaj mirëseardhje i uroi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, dhe më pas u prit me duartrokitje nga deputetët që janë në sallë.

Kusari zbuloi më 8 nëntor në Facebook, se ishte operuar nga kanceri në gji.

Ajo tha se tri javë më parë pas një kontrolli rutinor që e bën çdo vit, është diagnostikuar me kancer të gjirit, dhe për këtë, është operuar.

Deputetja më tutje tha se zbulimi ishte në fazë të hershme ndaj trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara.

Related Articles