Në Ditën Ndërkombëtare kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, juristja Flutura Kusari ka thënë se në pesë vitet e fundit institucionet në Kosovë s’kanë ndërmarrë asnjë ndryshim ligjor për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve.
Madje ajo shton se numri i sulmeve ndaj tyre është rritur, ndërsa ka rikujtuar edhe obligimet ndërkombëtare e vendore që Kosova i ka për sigurinë e gazetarëve.
Postimi i plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare kundër Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, duhet të rikujtojmë obligimet ndërkombëtare dhe vendore të Kosovës për sigurinë e Gazetarëve
1. Të zbatojë Rekomandimin e Këshillit të Europës CM/Rec(2016)4 për Sigurinë e Gazetarëve përmes ndryshimit të ligjeve dhe politikave që ndërlidhen me lirinë e shprehjes dhe të medias
2. Të zhvillojë Plan Kombëtar për Sigurinë e Gazetarëve
3. Të themelojë Trup Kombëtar Koordinues për Sigurinë e Gazetarëve
Në pesë vitet e fundit nuk është ndërmarrë asnjë ndryshim ligjor apo i ndonjë politike shtetërore për të përmirësuar sigurinë e gazetarëve. Ka ndodhur e kundërta, është rritur numri i sulmeve ndaj gazetarëve.
Shpresoj që sot gazetarët do t’ia kushtojnë 1-2 minuta kësaj tematike të rëndësishme.
