Kusari: Per gjendjen e mjerë në RTK përgjegjëse është Lëvizja Vetëvendosje!

Kusari: Per gjendjen e mjerë në RTK përgjegjëse është Lëvizja Vetëvendosje!

Juristja e medias Flutura Kusari ka reaguar sërish rreth gjendes së krijuar në RTK, raporton Gazeta Enigma.

Ajo madje ka thënë se “nuk është çudi që Radio Televizioni i Kosovës të mbyllet përkohësisht si pasojë e krizës së pagave”.

Punonjësit e RTK-së kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme duke filluar nga e hëna e 24 nëntorit.

Sipas Kusarit, Radio Televizioni i Kosovës mund të mbyllet për shkak të situatës së rënduar financiare.

“Unë nuk çuditem nëse RTK mbyllet siç pati ndodhë përkohësisht me transmetuesin publik në Greqi. Nëse ndodhë, ky do te ishte turpi ma i madh në historinë e Kosovës”, ka thënë ajo.

“Per gjendjen e mjerë në RTK përgjegjëse është Lëvizja Vetëvendosje!”, ka vijuar Kusari.

Related Articles