Kusari pyet: A ka buxhet RTK për rrogat e punëtorëve?

Kusari pyet: A ka buxhet RTK për rrogat e punëtorëve?

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pasi Kryesia e Kuvendit dështoi që të arrihet një pajtim për miratimin e buxhetit për RTK-në.

“Pyetja që e kam është, a ka buxhet RTK me iu pagu rrogat punëtorëve?”, shkroi Kusari.

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se drejtorit i skadon afati të premten.

“E para ka qenë çështja e buxhetit të RTK-së, drejtorit i skadon afati të premten, edhe RTK-ja është pa buxhet. Pas diskutimeve që pata me ta, si kryetar kuvendi kam dhënë mbështetje, dhe formën e vetme e kam pa që ne si krtyesi të themelojmë grupet parlamentare, komisionet, i votojmë në një seancë, ku pastaj kam kërkuar të votohet raporti i RTK-së në komisionin për buxhet dhe financa, dhe të ekzekutohet buxheti që duhet të ndodh brenda ditës”, tha ai pas mbledhjes.

Related Articles