Kusari: Vendimi për Klan Kosovën është sulmi më i madh që i është bërë demokracisë nga një parti politike

Kusari: Vendimi për Klan Kosovën është sulmi më i madh që i është bërë demokracisë nga një parti politike

Juristja e medias, Flutura Kusari e ka quajtur vendim politik refuzimin e ankesës së televizionit Klan Kosova nga MINT, duke lënë në fuqi vendimin për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi.

Edhe Kusari po thotë se ky veprim duhet të kuptohet si vendim të Qeverisë Kurti, dhe si sulmin më të madh që i është bërë pluralizmit të medias dhe demokracisë në Kosovës nga një parti politike.

“Vendimet fillestare kishin plot gabime gjë që e detyroi ARBK t’i ndryshojë ato disa herë. Edhe ky vendim ka gabime trashanike.

Vendimi i lëshuar sot i referohet një dokumenti me referencë 2008-50/155020230079177 i datës 28 korrik 2023, i cili sipas vendimit të MINT i është bashkangjitur nga pala në ankesë (pra nga Klan Kosova). Klan Kosova nuk ka dorëzuar asnjë dokument sot dhe nuk ka në posedim asnjë dokument me këtë numër reference. Kjo e dëshmon qartazi që vendimi është i kundërligjshëm”, tha ajo.

Juristja thotë se “Klan Kosova ka mundësi të ankohet në gjykatë dhe kam shpresë në gjykatë por kjo nuk e ndryshon qëndrimin politik të qeverisë për të mbyllur mediat në Kosovë”.

“Ju ftoj të gjithëve të mos heshtni dhe të reagoni dhe të ngrisni zërin në platformat e juaja. Kjo nuk është beteje vetëm e Klan Kosovës. Kjo është betejë e gjithë shoqnisë”, përfundoi Flutura Kusari.

Related Articles