“Kriminale dhe gjenodiciale janë policia e Serbisë që kanë vra e maskaru 1632 fëmijë shqiptar, mijëra civil të pafajshëm në Kosovë, Bosne e Kroaci. Kushdo që vret polic të Serbisë e ka respektin tim dhe të popullit të Kosovës”, kështu shprehet në llogarinë e tij publike të “Facebook-ut”, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Ai këtë koment e dha kur u kritikua nga një qytetar lidhur me qëndrimet e tij ndaj të ndjekurit nga drejtësia, Faton Hajrizit.
Haxhiu i cili edhe vet ishte pjesë e UÇK-së, ka bërë një deklaratë në profilin e tij, lidhur me vrasjen e kosovarit, Faton Hajrizit i cili u vra në Serbi ditë më parë, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka lartësuar figurën e Hajrizit, duke e cilësuar atë si “shqiptari i parë qe shkon nga Kosova dhe vret policin serbë në territorin e Serbisë”.
Kjo deklaratë e tij u kritikua në publik nga shumë persona.
Kujtojmë se Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më datën 6 korrik. Ai kishte mbajtur më shumë se 17 vite burg në Kosovë, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës kishte njoftuar se atij i kishin mbetur dënim edhe 7 vite e 6 muaj. Ai ishte i dënuar për vrasjen e një ushtari rus gjatë vitit 2000, si dhe për disa vepra penale tjera./ Gazeta Enigma.