Kush do të jetë numri 2 i PDK-së? Përgjigjet Hamza

Kush do të jetë numri 2 i PDK-së? Përgjigjet Hamza

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza, ka folur edhe rreth përgatitjeve që kjo parti po i bën për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 28 dhjetor.

Ai në Klan Kosova tregoi edhe arsyet se pse Memli Krasniqi, nuk do të garojë në këto zgjedhje.

Hamza tha se Krasniqi ka marrë përgjegjësi goxha të madhe për të bërë punë masovike.

“Nuk mundesh me i kry këto përgjegjësi me sukses, edhe të garosh për vete”, deklaroi Hamza.

Kreu i PDK-së foli edhe rreth asaj se kush do të jetë numri dy në listën e kësaj partie.

Ai tha se së shpejti do të bëhet publike, deri më së largu javën e ardhshme.

Related Articles