UEFA ka njoftuar të hënën se Maurizio Mariani do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich, që zhvillohet këtë mesjavë.
Vendimi ka shkaktuar reagime, veçanërisht në mediat gjermane, të cilat e kanë cilësuar zgjedhjen si “të diskutueshme”, duke pasur parasysh se arbitri italian nuk po kalon një periudhë pozitive në karrierën e tij.
43-vjeçari Mariani ishte në qendër të polemikave gjatë ndeshjes Napoli – Inter, ku akordoi një penallti të kontestuar. Vendimi erdhi me vonesë dhe vetëm pas sinjalizimit nga asistenti Daniele Bindoni.
Pas asaj ndeshjeje, Mariani dhe Bindoni u pezulluan për një javë nga Komisioni i Arbitrave të Italisë dhe u rikthyen vetëm fundjavën e kaluar, duke gjykuar takimin e Serie B mes Virtus Entella dhe FC Empoli.
Pavarësisht kritikave, UEFA i ka besuar sërish një ndeshje të rëndësishme, pasi Mariani ka drejtuar më herët edhe duele të tjera të nivelit të lartë në Ligën e Kampionëve, si fitoren e Liverpool ndaj Atletico Madrid.
Ndeshja mes PSG-së dhe Bayern-it pritet të jetë një nga sfidat më të ndjekura të këtij rrethi në ‘Champions’, me prani të emrave të mëdhenj si Mbappe, Kane dhe Musiala, ndërsa vëmendja do të jetë e madhe edhe mbi arbitrin italian.
