Kush është Albian Hajdari që la Zvicrën për Kosovën?

Kush është Albian Hajdari që la Zvicrën për Kosovën?

Pas Leon Avdullahut, edhe një super talent ka vendosur të luajë për Kosovën, duke u larguar përfundimisht nga kombëtarja e Zvicrës.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Albian Hajdari, i cili luan te skuadra gjermane Hoffenheim.

Hajdari e ka nisur karrierën në akademinë e Baselit, pastaj kaloi te gjiganti italian Juventusit në një marrëveshje prej 4.5 milionë euro. Juve e riktheu sërish në Zvicër, këtë herë te Lugano, që u impresionuan nga lojtari dhe e blenë përfundimisht.

Pas disa viteve te Lugano, Hajdari verën e kaluar bëri lëvizjen e madhe për t’iu bashkuar Hoffenheimit, të cilët shpenzuan 5 milionë euro për ta blerë kosovarin.

Hajdari përndryshe ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, si dhe për ekipin A në një ndeshje miqësore. Tani, ai do të mbrojë ngjyrat e fanellës së Kosovës me synimin që të na kualifikojë për Kupën e Botës.

Vendimi i Hajdarit padyshim e ka “lënduar” Federatën Zvicerane, pasi siç shkruan “Blick”, është më i dhimbshëm sepse ka luajtur për ekipin A në një ndeshje miqësore, si dhe është ftuar në disa kualifikuese, megjithatë Murat Yakin s’i dha asnjë minutë për ta ‘djegur’.

“Për dallim nga Avdullahu, çështja e Hajdarit është më e dhimbshme për Federatën Zvicerane. Ish lojtari i Luganos është ftuar disa herë nga Murat Yakini në ekipin A”.

Related Articles