Kush është Fadil Aliu dhe pse duhet votuar?

Kush është Fadil Aliu dhe pse duhet votuar?

Fadil Aliu ka lindur më 19 maj 1975 në Prishtinë, dhe me prejardhje është nga fshati Herticë i Komunës së Podujevës. Ai shkollimin fillor e ka kryer në Prishtinë, ndërsa studimet e larta i ka vazhduar në Londër, ku në vitin 2004, ka diplomuar në drejtimin BSc – Financa, Paraja dhe Bankat në University of East London, nëLondër të Britanisë së Madhe. 

Ndërkaq, në vitin 2007, ka marrë titullin Magjistër i Shkencave në “MSc Ekonomik për Analiza të Biznesit”, në Staffordshire University të Britanisë së Madhe.

Aliu është Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014, ka qenë i angazhuar në pozita të ndryshme në kuadër të Institutit Riinvest për Hulumtime Zhvillimore.

Përgjatë këtyre viteve, në kuadër të këtij Instituti, Aliu kambajtur pozitat si: Hulumtues i lartë, Ligjërues, Drejtor Menaxhues, Drejtor Financiar etj.

Gjatë kësaj periudhe kohore, ai poashtu ka mbajtur edhe pozitën e Prodekanit të Kolegjit AAB-Riinvest, si dhe ka ligjëruar lëndët: “Menaxhimi i Bankave dhe Operacionet Bankare”, “Paraja dhe Bankat”, “Makroekonomia I”, si dhe “Statistika për Ekonomistë”.

Ai është bashkautor në shumë prej Publikimeve të Riinvestit, si: (Raport Vjetor i NVM-ve 2005/2006; Raporti i Paralajmërimit tëHershëm 2005/2006 (seritë: 9-12), “Strategjia dhe PlaniZhvillimor i Kosovës 2007-2013”, “Korniza Makroekonomike e Kosovës 2007 – 2020”, “Trendet socio-ekonomike të Kosovës” e të tjera.

Aliu, ka qenë menaxheri i projekteve, si: “Sektori Bankar – Ndihmese apo Barriere”, raport ky i filluar në Tetor 2011, përfunduar në Mars 2012 (punuar nga Instituti Riinvest dhe përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur(KFOS), “Industria e Pylltarisë – Sfidat e Zhvillimit dhe Përdorimit të balancuar (2008)”, “Anketë mbi tregun e patundshmërive – Raport mbi sondazhin e kryer me pronarët e shtëpive në lagjën Arbëria 1 dhe 2 (Për Ambasadën e SHBA-ve) në vitin 2008” , “Anketë e shpejtë me NVM-të si dhe diskutimeme grupe të fokusuara (USAID) në dhjetor 2008”, “Projekti: Sistemi i Paralajmërimit të Hershëm i Kosovës – Gjinia dheSiguria e komunitetit (UNDP SPH / KOSSAC) në dhjetor2008”, “Anketa me të dhënat e sektorve bazë (USAID), përfunduar mars 2009 “, “Përmirësimi i qeverisjes korporative dhe transparenca ne banka dhe kompani te sigurimeve në Kosovë (2009)”, “Sektori Bankar: Fasilitator apo barrier në dhjetor 2012” e të tjera.

Poashtu, Fadil Aliu në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ishte pjesë e shtabit zgjedhor të Prishtinës, në cilësinë e Menaxherit tëOperatives së këtij Shtabi, ku LDK doli fituese, dhe si rezultat Përparim Rama u zgjodh kryetar i Kryeqytetit. 

Gjithashtu, në këto zgjedhje lokale të vitit 2021, Aliu ishte edhe kandidat për Asamblenë Komunale të Prishtinës, i cili arriti të përzgjidhej edhe si Asambleist i Kuvendit Komunal të Prishtinës nga radhët e LDK-së.

Pozitën e Këshilltarit Komunal, Aliu e mbajti deri në Prill të vitit 2022, kur edhe u përzgjedh në pozitën e Menaxherit të Burimeve Njerëzore të Kryeqytetit, pozitë të cilën e ushtroi deri në Dhjetor 2024.

Fadil Aliu, është i martuar me Besime Aliun dhe kanë tre fëmijë.

Pse duhet votuar Fadil Aliun?

Fadil Aliu, është i familjes së Herticve që prejardhjen e kanë nga fshati Herticë i Komunës së Podujevës, është i biri i Mehmet Aliut- Herticës, shtëpia e të cilit u bë adresa e nxënësve dhe mësimdhënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri” dhe Shkollës së Mesme Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina”, gjatë viteve ’90-ta.

Në këtë periudhë të viteve 90-ta, kur shkollat ishin mbyllur për nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë, ishte pikërisht familja e Fadilit, familja Aliu, e cila i hapi dyert e shtëpive për t’u zhvilluar procesi mësimor në Shtëpitë Shkolla, por edhe duke u përkujdesur në vazhdimësi për kushtet përgjatë një dekade të tërë.

Por, kontributi i tyre nuk përfundon me kaq, përveç shtëpive, ata, familja Aliu-Hertica, ndihmuan dhe kontribuan jashtëzakonisht shumë edhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e jo vetëm.

Kësisoj, kontributi i kësaj familjeje në periudhën më kritike të vendit tonë, atëherë kur rrezikohej qenia dhe mirëqenia e secilit prej nesh, familja Aliu u vu në shërbim të ruajtjes së dinjitetit dhe identitetit individual e kolektiv, duke u bërë simbol I shpresës dhe rezistencës, në mbijetesën e arsimit shqip të viteve90-ta.

Sot, në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Aliu është kandidat i saj për deputet dhe mban numrin: 50!

Çdo njëri nga ne ka shumë më shumë se 50 arsye për ta votuar numrin 50, për ta votuar një kandidat të përgatitur mjaftë mirë, një ekonomist dhe profesionist të pa shoqë, dhe i cili vjen nga një familje patriotike e humanitare, e cila siç u dëshmua vuri veten në shërbim të atdheut gjatë gjithë historisë së Kosovës.

BËHU NDRYSHIMI!

VOTO LDK!

VOTO FADIL ALIU 50

Postim i sponzorizuar.

Related Articles