Lideri i Lëvizjes Evropa Tani (Evropa sad), Jakov Milatoviq, u bë presidenti i ri i Malit të Zi.
Ai ka lindur në Titograd më 7 dhjetor 1986.
Me profesion është ekonomist, i cili merret me politikë.
Ai ishte ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Zdravko Krivokapiqit dhe kandidoi për president të Malit të Zi në zgjedhjet e vitit 2023.
Studimet bazë për ekonomi i kreu në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Malit të Zi.
Eksperiencën e punës e ka filluar në NLB Bank në Podgoricë si pjesë e ekipit të menaxhimit të riskut.
Pas kësaj, ai punoi në Deutsche Bank në Frankfurt, në ekipin e vlerësimit të rrezikut të kredisë në vend, me fokus në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Që nga viti 2014, ai ka punuar në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në ekipin e analizës ekonomike dhe politike, fillimisht si analist ekonomik për rajonin e Evropës Juglindore dhe pasi u promovua në pozicionin e ekonomistit, mbuloi vendet e Ballkanit Perëndimor nga zyra në Podgoricë.
Në vitin 2018, Milatoviq u promovua në kryeekonomist me detyrë për mbulimin e vendeve të BE-së, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë nga zyra e Bukureshtit.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Monitorim dhe Hulumtim, ai u bë presidenti i ri i Malit të Zi.
Me 37 vjeç, Milatoviqi është ndër liderët më të rinj evropianë. Ai arriti që ta rrëzojë nga pushteti gati 30 vjeçar presidentin e deritanishëm malazez Milo Gjukanoviq.