Është arrestuar edhe një person i tretë lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Murselit.
Raportohet se i arrestuari është Kushtrim Kokalla. I njëjti është pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kokalla gjithashtu ka lidhje familjare me Naim Murselin, ai është nipi i tij. Poashtu, ai është vëllai i zyrtarit policor, Kanon Kokallës i cili shërben në Policinë Rajonale në Gjakovë.
Ky i fundit një ditë më parë kishte shprehur ngushëllime familjes Murseli për rastin përmes një postimi në facebook.
“Zoti e mallkoftë dorasin! Do të kujtojmë gjithmon me mallë Lili”, kishte shkruar ai.