Gjilan – Policia ka arratisur ta prangos të dyshuarin Muhamed Shabani nga fshati Miratovc i Preshevës i cili dyshohet se ka mashtruar familjen Ekrem dhe Zejnepe Maliqi në vlerë të 800 mijë frangave duke shitur parcela të “Planet Rezidencë”, e të cilat kanë qenë të shitura dhe të banuara nga pronar të tjerë.
Prokurori e Gjilanit ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Muhamed Shabanit nga fshati Miratovc i Preshevës i cili dyshohet se më 29 nëntor 2021 në kohë të pa përcaktuar në Gjilan me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, duke e përdorur metodën e mashtrimit ka sjellë në lajthim personin tjetër edhe atë tani të dëmtuarin Ekrem dhe Zejnepe Maliqi, ashtu që në bazë të kontratës së datës 29.11.2021, të dëmtuarit kanë blerë tetë parcela me shtëpi banimi në kompleksin “Planet Rezidencë”, në fshatin Kmetovc i Gjilanit, në shumë prej 800 mijë frangave zvicerane, e që në realitet kanë blerë shtatë parcela me shtëpi banimi, prej të cilave gjatë prej tyre kanë qenë të shitura më herët personave” N.Kastrati, F.Zuka, T.Hyseni, M.Agushi, M.Esati dhe F.Salihu, të cilët janë duke jetuar në ato shtëpi, kështu që i pandehuri me veprimet e tij, u shkakton dëm material të dëmtuarve duke krijuar dobi pasurore për vete në vlerën e lartshënuar thuhet në kërkesën e Prokurorisë dërguar Gjykatësit të procedurës paraprake.