Policia greke ende nuk ka mbyllur dosjen e vrasjes së vajzës britanike 20-vjeçare nga bashkëshorti i saj pilot.
Autoritetet do të lëshojë një urdhër-arresti për personin që ndihmoi Babis Anagnostopoulos për vrasjen e bashkëshortes Caroline Crouch.
Personi, i cili raportohet se ka marrëdhënie të ngushta edhe me familjen e viktimës nuk duket se është përfshirë në vrasjen e saj, por ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve.
Por deri më tani nuk dihet asnjë detaj tjetër për të, a është grua apo burrë?
E vetmja gjë që dihet është se personi kishte telefonuar tre herë psikologen ku shkonte viktima për të mos treguar sesi ajo i kishte marrëdhëniet me të shoqin.
Po ashtu i njëjti person i ka sulmuar dhe makinën, por është kapur nga kamerat e sigurisë.