Kush është Prek Kodra, njeriu që dyshohet se planifikoi vrasjen e Kurtit, Halitit e Haxhës

Kush është Prek Kodra, njeriu që dyshohet se planifikoi vrasjen e Kurtit, Halitit e Haxhës

Mediumi A2 CNN ka raportuar se në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument i bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga e-maili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Ky medium raportoi se në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputet.

Siç raportohet, i dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa vepron në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

“Sipas Policisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

Ndërkohë që lajmi akoma nuk është konfirmuar nga autoritet kosovare, burimet e Sinjalit nga Policia thonë se ky informacion nuk ka ardhë asnjëherë për trajtim në këtë institucion të sigurisë.

Megjithatë, këto burime nuk përjashtojnë mundësinë që të këtë informacion ta ketë trajtuar AKI dhe të mos ketë rezultuar i mbështetur në prova e fakte.

Related Articles