Kush është Radomir Laban, gjyqtari për të cilin Osmani tha se përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Kush është Radomir Laban, gjyqtari për të cilin Osmani tha se përbën rrezik për sigurinë kombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka tërhequr sot kërkesën që e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me konstituimin e Kuvendit, pas caktimit të Radomir Laban si gjyqtar raportues në këtë lëndë.

Ajo tha se Laban ka një veprimtari të rrezikshme në vitet 2018, 2021 dhe 2024 dhe se këto informacione zyrtare janë dorëzuar nga institucionet e sigurisë.

Osmani tha se nuk mund të tregojë aktualisht detaje për rrezikun që përbën për sigurinë kombëtare të Kosovës gjyqtari Llaban, duke thënë se ky është vlerësim i klasifikuar i institucioneve të siguris

“Për momentin nuk mund t’i ndajmë. Ndoshta më vonë. Janë dokumente të klasifikuara që nuk mund të ndahen me publikun tani”, tha ajo.

Por, kush është Radomir Laban?

Radomir Llaban është aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Ai ishte emëruar gjyqtar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gusht të vitit 2018.

Fillimisht, në maj 2018, Thaçi refuzoit ta dekretojë Llabanin deri në kryerjen e një verifikimi të plotë nga organet e drejtësisë, por e dekretoi atë disa muaj më vonë.

Në vitin 2011, Llaban ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit. Ai ishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

Në vitin 2017, Serbia i ka dërguar EULEX-it një kërkesë për arrestimin e Llabanit, mirëpo misioni kishte thënë se nuk ka mandat ta bëjë një arrestim të tillë.

Radomir Llaban u propozua nga Lista Serbe për të qenë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

Mandati i gjyqtarit Llaban në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës është nëntë vjet.

Vitin e kaluar, Ministria e Drejtësisë e Kosovës kishte refuzuar ta emëronte Llabanin për noter, pas pranimit të informacioneve nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) lidhur me integritetin e tij.

Gjatë konferencës, Presidentja Osmani tha se shkarimi i tij bëhet vetëm me propozimin e 2/3 të votave të gjyqtarëve, dhe pa propozim nga vetë Gjykata diçka e tillë s’bëhet.

“Ky gjyqtar s’është emëruar nga ana ime por në vitin 2018. Sipas Kushtetutes shkarkimi një gjyqtari të Gjykatës Kushteutese bëhet vetëm nëse votohet diçka e tillë nga 2/3 e gjyqtarëve, pastaj shkarkimi i propozohet Presidentes nga vetë Gjykata. Pa një propozim të tillë, nuk mund të merret asnjë hap nga ana e Predentes. Tërheqja e kësaj kërkese është veprim i domosdoshëm në funksion të mbrojtjes së rendit tonë kushtetutes. Është absurde të pritet që rendi jonë kushtetutes të mbrohet nga persona që rrezikojnë rendin kushtetutes të Republikës sonë ”, deklaroi Osmani.

Related Articles