Europa League ka kaluar në fazën e eliminimit direkt, në raundin e 16-të, ndërsa deri tash për aq sa është luajtur, janë arritur disa statistika interesante nga klubet dhe futbollistët.
PSV ka shënuar më së shumti gola, në total 15-të, pason Feyenoord e Fenerbahce.
Posedimi i takon ekipit anglez Manchester United me 61.8%, ndërsa po kjo skuadër ka edhe saktësinë më të lartë në pasime si dhe ka pasur më së shumti tentime ndaj kundërshtarëve, 112 tentime në total.
Në aspektin individual, nuk kemi futbollistë nga United, porse është Vitinha i Braga dhe Gimenez i Feyenoord që janë shënuesit më të mirë me nga katër gola.
Evander i Midtjylland ka bërë më së shumti aisistime, pesë në total deri tash.
14 herë ka tentuar në portë Owusu i Qarabag për të qenë në krye të kësaj statistike.
Më i sakti në pasime është Vitor Hugo i Trabzonsport me 97.4%.