“Kush ka marrë para me çanta?” Përplasen Kajtazi dhe Gashi në “Rubikon” (VIDEO)

“Kush ka marrë para me çanta?” Përplasen Kajtazi dhe Gashi në “Rubikon” (VIDEO)

Një debat është zhvilluar mes gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Kreshnik Gashi gjatë emisionit “Rubikon” në Klan Kosova.

Përplasja nisi pasi Kajtazi ia përmendi Gashit se ky i fundit kishte deklaruar se gazetarët kanë marrë para “me çanta” nga Serbia.

“Dëgjoje, se nuk e kam thënë ashtu siç po thua ti”, iu përgjigj Gashi.

Pas kësaj, Kajtazi e pyeti drejtpërdrejt se “kush ka marrë para me çanta”?

Gashi mohoi se kishte bërë një deklaratë të tillë, përcjell Klankosova.tv.

“Nuk kam thënë se kanë marrë para”, u shpreh ai.

Related Articles