Përfaqësuesi nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Reshit Kushaj, ka bërë të ditur se sot në orën 20:00 do të mbahet një takim ku do të jetë I pranishëm edhe kryetari I komisionit për arsim, Ardian Goal.
Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, ai ka shtuar se në këtë takim do të japin përgjigjet e tyre kryetarët e niveleve komunale.
“Në orën 20:00 të mbrëmjes do të mbajmë takimin online. Në takim janë të ftuar i gjithë komisioni në krye me Ardian Golën që të jenë të pranishëm dhe t’i dëgjojnë vetë përgjigjet që do t’i japin kryetarët e niveleve komunale duke u bazuar në përgjigjet që kanë marrë”.
Kujtojmë se sot gjatë ditës komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport ka diskutuar lidhur me grevën e përgjithshme në arsim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe Ymer Ymerin nga Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.
Pak para përfundimit të takimit, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka dalë me një propozim interesant për ndërprerje të grevës, njofton Klan Kosova.
Propozimi i tij drejtuar këshillit grevist ishte që të zëvendësohet metoda aktuale e grevës me atë të mosdhënies së notave për nxënësit.
“Mund të jetë një mjet i efektshëm si presion sindikal ndaj qeverisë”, ka thënë Gola duke shtuar se kjo nuk nënkupton që të heqin dorë nga kërkesat e tyre.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.