“Kushdo që i bashkohet Kurtit në qeverisje bën krim të dyfishtë”

“Kushdo që i bashkohet Kurtit në qeverisje bën krim të dyfishtë”

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka deklaruar se kushdo që i bashkohet Kurtit në qeverisje bën krim të dyfishtë, raporton gazeta “Enigma”.

Tutje ai ka shpjeguar edhe arsyet pse sipas tij bashkëqeverisja me të është krim i dyfishtë.

“Kushdo prej opozitës qoftë si parti politike, qoftë si grupacion që i bashkohet Albin Kurtit në qeverisjen e ardhshme, bën krim dyfish më shumë sesa që ka bërë Kurti këto katër vjet. Është krim i dyfishtë sepse i amniston të gjitha krimet paraprake dhe e dyta ia mundëson me kry krime të tjera”, tha Kajtazi në “Rubikon”.

Ai tutje shtoi se sipas tij, një parti opozitare që hyn në qeverisje me Albin Kurtin nuk e meriton të ekzistojë si parti politike. /Gazeta Enigma/

Related Articles