“Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen”

“Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar kryetarit të Suharekës, duke i thënë se dezinformatat nuk kalojnë, raporton Gazeta “Enigma”.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se qasjet për të gjithë zyrtarët financiarë të kësaj komune, janë bllokuar.

Madje ai ka shtuar se komuna nuk duhet ta mbajë barrën, për shkak të një marrëveshje të cilën duhet ta zbatoj Qeveria e Kosovës.

Menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar Murati duke thënë se Qeveria nuk bllokon llogari.

“Kushdo që pretendon se Qeveria bllokon llogari të komunave, gënjen. Qeveria nuk bllokon llogari, e aq më pak komunave”.

“Llogaritë bllokohen nga përmbaruesit dhe vendimet e prera gjyqësore”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/

Related Articles