Tea Blakaj-Hoxha, këshilltare e kryeministrit në detyrë Albin Kurt, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese rreth konstituimit të Kuvendit, duke thënë se “në fakt, Gjykata Kushtetuese ka gjetur që mosvotimi i deputetëve përbën shkelje kushtetuese”.
“Tani çka i themi partisë, deputetët e së cilës nuk kanë votuar as për komisionin për verifikimin e mandateve, e që kanë deklaruar që nuk e votojnë asnjë kandidat të Lëvizjes Vetëvenosje”, pyeti ajo, duke iu referuar deputetëve të LDK-së.