Gjykata Kushtetuese ka vendosur të bashkojë në një procedurë të vetme kërkesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe atë të 30 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dekretin e presidentes, Vjosa Osmani.
Kështu njoftuan nga zyra për media në Gjykatën Kushtetuese.
“Të dy kërkesat do të shqyrtohen së bashku pasi kanë të njëjtin objekt shqyrtimi”, u tha në njoftim.
“Gjykata ka vendosur që të bashkojë kërkesën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës përkitazi me Dekretin e Presidentes me kërkesën e parashtruar nga znj. Arbërie Nagavci dhe 30 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për shkak të objektit të njëjtë të çështjes”.
