Kushtetuesja pranon kërkesën e VV-së për seancën e Presidentit, deputetëve u jepen tri ditë afat për komente

Kushtetuesja pranon kërkesën e VV-së për seancën e Presidentit, deputetëve u jepen tri ditë afat për komente

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se ka pranuar kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe nëntë deputetëve të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Përmes një shkrese zyrtare drejtuar Haxhiut, Gjykata ka bërë të ditur se kërkesa është pranuar më 5 mars 2026.

“Përmes kësaj shkrese, Ju njoftojmë se më 5 mars 2026, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Gjykata), ka pranuar një kërkesë nga Ju dhe nëntë (9) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: Kuvendi), të cilët kërkojnë vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së zgjedhjes së presidentit”.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se deputetët dhe palët e interesit mund të dërgojnë komentet e tyre lidhur me këtë çështje deri më 9 mars.

Related Articles