Kushtetuesja vendos: Ligji i kontestuar për Zyrtarët Publikë është në përputhje me Kushtetutën

Kushtetuesja vendos: Ligji i kontestuar për Zyrtarët Publikë është në përputhje me Kushtetutën

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur lidhur me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas vendimit, gjykata njëzëri ka vendosur që të deklarojë kërkesat e pranueshme dhe që Ligji i kontestuar t’i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje, si dhe të përcaktojë që aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare.

“Gjykata njëzëri (i) ka vendosur që të deklarojë kërkesat e pranueshme; (ii) të konstatojë që paragrafët 3, 4 dhe 5 të nenit 18 (Dispozitat kalimtare) të Ligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, nuk janë në kundërshtim me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; si dhe (iii) të konstatojë që paragrafët 3, 4 dhe 5 të nenit 18 (Dispozitat kalimtare) të Ligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publikë, nuk janë në kundërshtim me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e  Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Bazuar në konstatimet e mësipërme, Gjykata gjithashtu vendosi që (i) Ligji i kontestuar i dërgohet Presidentes së Republikës së Kosovës për shpallje; dhe (ii) të përcaktojë që Aktgjykimi hyn në fuqi në ditën e publikimit të tij në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.”

Related Articles