Zlatan Ibrahimoviq mund të pensionohet në fund të sezonit, por me një kusht.
Sipas asaj që bën Gazetta dello Sport, 40-vjeçari është gati t’i “varë këpucët në gozhdë” nëse Milani fiton Sccudetton dhe Kupën e Italisë.
Lojtarit i skadon kontrata këtë verë, mirëpo ende nuk kanë filluar bisedimet që suedezi të vazhdojë qëndrimin në “San Siro”.
Ish-lojtari i Interit, Juventusit e Manchester Unitedit është më i paguari në kampin milanez, ku fiton shtatë milionë euro në vit.